Site icon Telegrafi

Gjilani dhe Trepça ’89 ndajnë pikët në përballjen e tyre në Superligën e Kosovës

Gjilani dhe Trepça ’89 i kanë ndarë pikët në përballjen e tyre në kuadër të javës së 23-të në Superligën e Kosovës, pasi ndeshja përfundoi 1-1.

Skuadra gjilanase e filloi ndeshjen furishëm, duke kërkuar që të kalonin në epërsi, derisa në minutën e 11-të, Ylber Kastrati u ndëshkua me kartonë të verdhë.

Derisa vendaset kërkonin që të shënonin, mitrovicasit filluan dalëngadalë të këndelleshin në lojë dhe krijuan disa shanse të mira.

Foto: SC Gjilani/Facebook

Por, ishte minuta e 40-të kur Fiton Hajdari shënoi nga pika e bardhë, duke ngritur edhe më shumë moralin e skuadrës së tij.

Pas vetëm dy minutash, realizatori i vetëm i golit në pjesë të parë, u ndëshkua me kartonë të verdhë, duke u bërë kështu lojtari i dytë që ndëshkohet, pas Kastratit.

Foto: SC Gjilani/Facebook

Në 45 minutëshin e dytë, Trepça ’89 ishte më kërkueses dhe fal angazhimit maksimal të lojtarëve, Arb Manaj i barazoi shifrat në 1-1.

Dy skuadrat tentuan që të merrnin epërsinë, mirëpo që shpërdoruan raste të panumërta.

Me këtë barazim, Gjilani gjendet në pozitën e tretë me 42 pikë, ndërsa Trepça ’89 në të nëntën me 27 sosh. /Telegrafi/

Exit mobile version