Site icon Telegrafi

Gjilani bëhet me trajner të ri

Tekniku nga Tërrnoci, Sadat Pajaziti, është trajneri i ri i skuadrës së Gjilanit.

Pas shumë bisedave që kishte skuadra bardh e kuqe me disa trajner si Ismet Munishi, Afrim Tovërlani e Bekim Shotani, më në fund kanë vendosur për Pajazitin.

Emërimi në krye të Gjilanit për Pajazitin është një rikthim në klubin nga Anamorava, pasi ka qenë trajner aty dy vite më parë.

Ndeshjen e parë debutuese në elitën e futbollit kosovar, Pajaziti do ta ketë në derbin lokal ndaj Dritës. /Telegrafi/

Exit mobile version