Moderatorja e njohur shqiptare, Elita Rudi, feston sot (e mërkurë) ditëlindjen e saj.
Me rastin e kësaj dite të veçantë për të, ajo dhe bashkëshorti i saj, reperi Gjiko, kanë vendosur që të realizojnë një udhëtim në Japoni.
Ky i fundit, ka publikuar një fotografi nga darka e ditëlindjes me gruan e tij, të cilën e ka ndarë me ndjekësit e vet në InstaStory.
Në mbishkrimin e fotografisë, reperi i hitit “Mos ma përzij” nuk i ka kursyer fjalët më të ëmbla të dashurisë për bashkëudhëtaren e jetës së tij.
“Vështirë me gjet si ti aleatja ime për jetë. Hala për ty ndihem njejt si në fillimet tona, hala për ty i kam fluturat në bark. Urime ditëlindja e shtatë së bashku e ishalla don Zoti e plakemi bashkë. Je krejt çka kam dashur prej një femre, je krejt çka më kompleton në këtë botë, je melmesa sekrete që krejt gjërat në jetë mi bën më të shijshme. Elita Rudi, të dua edhe 100 tjera, shpirti im binjak”, ka shkruar Gjiko.
Ndryshe, reperi pejan dhe moderatorja e njohur janë prindër të dy fëmijëve: Botës dhe Zërit. /Telegrafi/