Mesfushori francez, Dimitri Payet mund ta përfundojë aventurën e tij tek West Ham më herët se që e kishte menduar.
Paraqitjet spektakolare në Ligën Premier në edicionin që sapo kemi lënë pas dhe në Kampionatin evropian kanë bërë që për të të interesohen ekipe të mëdha.
Raportimet e fundit që vijnë nga Franca thonë se Payet është bërë caku kryesor i gjigantit spanjoll Real Madrid.
Madje mediat franceze kanë shkuar aq larg sa që kanë raportuar se ‘Los Blancos’, kanë dërguar edhe një ofertë zyrtare në drejtim të West Ham.
Për ta bindur ekipin anglez ta lë të lirë yllin e saj, Real Madrid ka ofruar 60 milionë euro, mirëpo ende nuk ka ndonjë përgjigje nga skuadra londineze. /Telegrafi/