Site icon Telegrafi

Gjiganti anglez po punon për transferimin befasues të Sterling në orët e fundit të afatit kalimtar

Arsenali është futur në bisedime me Chelsean për të diskutuar mundësinë e transferimit të Raheem Sterling në formë huazimi para mbylljes së afatit kalimtar veror.

Sulmuesi 29-vjeçar nuk është pjesë e planeve të Enzo Marescas në ‘Stamford Bridge’ dhe Arsenali tashmë ka filluar negociatat për  transferimin e tij.

Në rast se të dyja klubet gjejnë një kompromis, atëherë transferimi do të realizohej me hapa të shpejt pasi Sterling raportohet se është pajtuar në lidhje me kushtet personale.

Duke pasur parasysh se Sterling po shihet si tepricë tek Chelsea dhe po ballafaqohet me faktin se nuk do të ketë minuta të mjaftueshme atje, atëherë mundësia e transferimit tek Arsenali i shërben atij si një mundësi për të ‘ringjallur’ sezonin e tij.

Arsenali pritet që të konkurrojë për të gjitha trofetë gjatë sezonit 2024/2025 andaj Arteta po kërkon që të ketë sa më shumë opsione në sulm.

Në rast kalimi në ‘Emirates Stadium’ kjo do të thoshte se Sterling do të ribashkohej me Mikel Artetan, pasi dyshja kishin punuar më herët së bashku tek Manchester City dhe ndajnë një raport të shkëlqyer.

 

Arteta është një fans i madh i lojës së reprezentuesit anglez dhe e sheh atë si një opsion interesant për fazën ofanzive.

Sterling ka stërvitur i ndarë nga bashkëlojtarët e tij që prej se u la jashtë listës së lojtarëve të ftuar në ndeshjen hapëse të Ligës Premier ndaj Man Cityt.

Ai iu bashkua Chelseat nga City në verën e vitit 2022 për shumën e 47.5 milionë eurove, teksa numëron 19 gola dhe 12 asistime për ‘Blutë e Londrës’ në 81 ndeshje./Telegrafi/

Exit mobile version