Honda dhe Nissan ka të ngjarë të zbulojnë një pakt për të krijuar një kompani të përbashkët, me synimin për të arritur një marrëveshje deri në qershor 2025.
Konsolidimi do të krijonte grupin e tretë më të madh të automjeteve në botë sipas shitjeve, pas Toyota dhe Volkswagen.
Honda, prodhuesi i dytë më i madh i automjeteve në Japoni pas Toyota, ka një kapitalizim tregu prej më shumë se 40 miliardë dollarë, ndërsa Nissan vlerësohet me rreth 10 miliardë dollarë, përcjell Telegrafi.
Bashkimi i dy markave japoneze me histori do të shënonte riformësimin më të madh në industrinë globale të automobilave që nga bashkimi i Fiat Chrysler Automobiles dhe PSA në 2021 për të krijuar Stellantis në një marrëveshje prej 52 miliardë dollarësh.
Bëhet e ditur se të dy kompanitë po shqyrtojnë bashkëpunimin në elektrifikimin dhe zhvillimin e softuerit.
Ata ranë dakord të kryenin edhe kërkime të përbashkëta dhe e zgjeruan bashkëpunimin me Mitsubishi Motors. /Telegrafi/