Site icon Telegrafi

Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë

Emri i Sergio Ramos është përfshirë në spekulime të transferimeve gjatë ditëve të fundit, veçanërisht në lidhje me Real Madridin.

Lëndimi i Eder Militao dhe mungesa deri në fund të sezonit do të thotë se Los Blancos janë në kërkim të një qendërmbrojtësi të ri dhe legjenda 38-vjeçare e klubit është përmendur si një nënshkrim i mundshëm.

Megjithatë, Florentino Perez besohet se kundërshton fuqimisht mundësinë e rikthimit të Ramos, gjë që e bën mundësinë e një marrëveshjeje shumë të vogël.

Për më tepër, duket gjithashtu se mbrojtësi spanjoll ka më shumë shanse që të kthehet në futboll në Brazil.

Sipas ESPN, ka pasur bisedime të avancuara mes Ramos dhe Corinthians, ku drejtuesi i klubit Fabinho Soldado gjithashtu ka konfirmuar se qendërmbrojtësi veteran është në listën e tyre të ngushtë.

“Janë disa emra që shfaqen gjatë afatit kalimtar, kur është një moment i rëndësishëm i vitit. Nuk është folur vetëm për Sergio Ramos, por për shumë të tjerë. Ne analizojmë dhe sigurisht duhet të japim prioritet pozicionin. Çështja financiare është e rëndësishme dhe ne do të bëjmë gjithmonë zgjedhjen më të mirë për Corinthians”, deklaroi Soldado.

Mbetet për t’u parë se ku do të përfundojë Ramos më pas, por të paktën, pothuajse me siguri nuk do të jetë Real Madrid – pavarësisht krizës së tyre të lëndimeve. /Telegrafi/

Exit mobile version