Emisioni shumë i pëlqyer i momentit, “Barber Shok”, ka sjell më datën 1 maj dy episode njëherësh.
Duke qenë se ranë dy festa në këtë kohë, moderatori Fis Juniku kishte menduar që për fansat e emisionit të sjellte dy intervista me dy të ftuar të ndryshëm.
Në pjesën e parë të emisionit, i ftuar ka qenë reperi i ri shumë i pëlqyer, Bardhi, gjersa në pjesën e dytë Gjesti.
Ky i fundit, i njohur për tipin karizmatik, kishte shkuar në emision me shapka, njëlloj siç shfaqet në shumë prej klipeve të tij.
Në një moment gjatë intervistës, Gjesti u ngacmua nga moderatori me pyetjen se nëse kishin filluar t’i shkruajnë në Instagram femra të njohura nga estrada.
Fillimisht ai refuzoi të përgjigjej me emra, por kur Fisniku përmendi një “catwoman”, Gjesti menjëherë e kuptoi se bëhej fjalë për Beatrix Ramosajn, meqë në klipin e saj të fundit ajo u shfaq e tillë.
“[Beatrixën] e kam shoqe të Instagramit”, tha reperi me prejardhje nga Peja, duke mos dashur të komentojë më shumë.
Gjesti përndryshe pati një rritje të ndjeshme në famë, pas publikimit të disa projekteve muzikore, kryesisht me karakter satirik. /Telegrafi/