Site icon Telegrafi

Gjest për duartrokitur nga Mario Mandzukic – dhuron komplet pagën e muajit mars për bamirësi

Sulmuesi i Milanit, Mario Mandzukic ka hequr dorë nga paga e tij e muajit mars për shkak të mungesës shkaku i lëndimit dhe presidenti, Paolo Scaroni i jep paratë për bamirësi.

ANSA raporton se sulmuesi kroat ka vendosur të heqë dorë nga paga e tij për muajin e kaluar, pasi ai nuk ishte në gjendje të ndihmonte Rossonerët në betejën e tyre për një vend në Ligën e Kampionëve.

“Një gjest i jashtëzakonshëm”, ka thënë presidenti i Milanit, Paolo Scaroni, sipas agjencisë së lajmeve.

“Kjo demonstron etikën dhe profesionalizmin e Mario Mandzukic dhe respektin e tij për Milanin”.

“Klubi do të ketë kështu mundësinë për të mbështetur më tej Fondacionin Milan për projekte në favor të të rinjve në kushtet e brishtësisë ekonomike dhe arsimore, ku sportet janë një mjet për përfshirjen sociale”.

Ish-sulmuesi i Juventusit arriti në një transferim falas në janar dhe luajti katër ndeshje me Milanin derisa pësoi një lëndim muskulor.

Ai ishte përsëri ishte në bankën rezervë në fitoren 3-1 ndaj Parmas ndeshjen e kaluar, por ka humbur shtatë nga 12 ndeshjet e mundshme në ligë që nga rikthimi i tij në Serie A. /Telegrafi/

Exit mobile version