Telegrafi

Rrëzohet një person nga çatia në Novobërdë, vdes në QKUK

Foto: Ilustrim

Një person gjersa ka qenë duke punuar në një shtëpi është rrëzuar nga çatia.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 10:25, në Novobërdë.

Tutje thuhet se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK, ku ka ndërruar jetë.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar gjersa ka qenë duke punuar në një shtëpi është rrëzuar nga çatia. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK ku ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupi i pajetë  dërgohet për obduksion në IML. /Telegrafi/