Site icon Telegrafi

Gjërat e mëdha nuk maten me numra e statistika

Kur prirjet tuaja kreative harmonizohen me nevojat e njerëzve të tjerë, atëherë pasuria vetvetiu rrjedh nga e padukshmja në të dukshmen, nga zona e shpirtit në vetëdije

Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com

Dhe keni për ta njohur gëzimin e vërtetë dhe kuptimin e vërtetë të suksesit.

Dhe gëzimin e shpirtit tuaj vetjak.

Një milion rreze nuk e kanë vlerën e asaj rrezeje në të cilën ju jeni përqendruar.

Nga jeta ime e përditshme njoh shumë njerëz të mençur, të cilët, fatkeqësisht, nuk janë të suksesshëm për arsyen e thjeshtë se nuk provojnë t’i hyjnë kësaj rruge.

Mos veproni sikur keni për të jetuar një mijë vjet, lëvizni përpara.

Një fjalë e urtë kineze thotë: “Edhe udhëtimi më i gjatë fillon me një hap”.

Kur arrita moshën e pjekurisë, e kuptova se gjërat e mëdha nuk maten me numra e statistika.

E kuptova që një minutë ishte pika fillestare e gjithë suksesit.

Prandaj, ju duhet të jeni të kujdesshëm me minutat tuaja, që bëjnë orët, ditët, muajt, vitet.

Po i humbe njëherë, ato nuk kthehen.

Ajo se çfarë bëni me minutat tuaja, do të përcaktojë përfundimisht se çfarë bëni me jetën tuaj.

Në të vërtetë, koha është një prej thesareve të rralla në këtë botë që shpërndahet barabar për të gjithë.

Askush nuk merr më shumë se tjetri.

Pra, sekreti nuk qëndron në kohën që e keni në dispozicion, por në atë si e shfrytëzoni ju atë.

Ne mendojmë se një pikë ujë nuk çon peshë.

Por, në të vërtetë, pikat e ujit së bashku e bëjnë ujin e lumit.

Kjo vlen edhe për minutat.

Minutat, të ndara, nuk konsiderohen të çmueshme, por kur vihen nën kontroll, mund të krijojnë fuqi të madhe.

Sepse njerëzit kanë nevojë të madhe për motivim dhe kurajë.

Ata që kanë uri të madhe për mendime pozitive, ata kanë nevojë të motivohen shpejt dhe shkurt. /Telegrafi/

Exit mobile version