Site icon Telegrafi

Gjendje e rëndë në “Rrugën B” të Prishtinës, shiu depërton edhe nëpër lokale

Reshjet e shiut në Prishtinë kanë shkaktuar dëme edhe në Rrugën B.

Atje vërshimet kanë depërtuar në disa lokale dhe hyrje të banesave.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet se si punëtorët e lokaleve mundohen ta largojnë ujin që i ka hyrë brenda, derisa vërehet se është vështirësuar edhe qarkullimi i automjeteve në rrugë.

Lexo po ashtu Pas reshjeve të shiut, qytetarët në Prishtinë "peshkojnë" në amfiteatrin e sheshit "Zahir Pajaziti"

Vërshime në rrugë kishte edhe në lagjen Lakrishte, si dhe në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku janë shkaktuar shumë dëme në shtëpizat që janë vendosur aty.

Në këtë pjesë është edhe teatri veror, ku sonte pritet të mbahej një koncert por pas reshjeve është mbushur me ujë e gjithë ajo hapësirë.

Exit mobile version