Site icon Telegrafi

Gjendja fizike e Rooneyt është e tmerrshme, por klasi i tij mbetet duke shënuar një gol spektakolar

Një nga legjendat më të mëdha të Manchester United, Wayne Rooney është rikthyer në Old Trafford dhe ka treguar edhe një herë se çfarë mjeshtër është, por fansat janë të shqetësuar për pamjen e tij.

Golashënuesi rekord për klubin e famshëm anglez luajti dje në një ndeshje bamirësie. Legjendat e Manchester United luajtën kundër legjendave të Celtic, dhe Rooney, i cili aktualisht është trajner i divizionit të dytë Plymouth Argyle, ishte ylli më i njohur i kësaj loje.

Në pjesën e parë, Rooney riktheu kujtimet e ditëve kur shënoi gola të mrekullueshëm me fanellën e Manchester United.

Ai shënoi direkt nga gjuajtja e lirë dhe shtangu portierin polak Artur Boruc.

Rooney u zëvendësua nga Paul Scholes në pjesën e dytë dhe mori një ovacion nga të gjithë tifozët në Old Trafford.

Por ajo që i shqetëson fansat është pamja e Rooneyt. Më i trashë se kurrë, me vështirësi në lëvizje, Rooney nuk duket si dikush që deri pak vite më parë bredhte fushave nëpër botë.

Është thuajse e pabesueshme që Rooney është më i ri se Cristiano Ronaldo, ish-shoku i tij i skuadrës, i cili ende shkëlqen në fushën e futbollit. /Telegrafi/

Exit mobile version