Site icon Telegrafi

Gjendja e nxënësve të lënduar në Parkun e Lojërave në Istog, jashtë rrezikut për jetë

Shefi i emergjencës në spitalin rajonal në Pejë, Besnik Ibraj, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se gjendja e nxënësve është jashtë rrezikut për jetë.

LEXO PO ASHTU: Aksident në parkun e lojërave në Istog, lëndohen shtatë nxënës (Foto)

“Rreth orës 10:00 kemi pranuar shtatë nxënëse të lënduar në këndin e lojërave në Istog. Të gjithë kanë qenë të lënduar në ekstremitete të ndryshme dhe hematoma në regjionin e kokës”, tha ai.

Sipas tij, janë marr masat e nevojshme dhe janë bërë ekzaminimet radiologjike dhe neurologjike.

“Të gjithë janë duke marr terapi dhe gjendja e tyre është stabile”, tha Ibraj për Telegrafin.

Exit mobile version