Site icon Telegrafi

Gjendet i vdekur edhe një sulmues tjetër në veri

Gjatë ditës së sotme është gjetur i vdekur edhe një sulmues në veri.

Sipas policisë siç merr vesh Telegrafi i njëjti është me uniformë të terroristëve serbë.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar gjetjen e trupit të pa jetë.

“Ju njoftoj se është gjetur edhe një trup i pajetë sot, rreth 1.5 kilometra larg vendit të incidentit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Policia e Kosovës më 24 shtator u sulmua nga grupe kriminale në veri, ku u vra polici Afrim Bunjaku, një tjetër polic u plagos dhe një u lëndua.

Pas aktit terrorist, rreth 30 persona të armatosur u fshehën në manastirin në Banjskë. Policia e Kosovës ftoi personat e armatosur të dorëzohen por ata vazhduan me sulme ndaj policisë.

Policia njoftoi gjatë ditës së diel, se janë vrarë tre sulmues, si dhe ka arritur të arrestojë dy sulmues, dhe katër persona tjerë të cilët dyshohen se janë përfshirë me sulmin terrorist.

Lidhur me sulmet terroriste ndaj Policisë së Kosovës ka pasur reagime të shumta nga ndërkombëtarët. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version