Në Qendrën Korrektuese në Istog, njësitet policore gjatë një kontrolli që është bërë në hapësirën e saj kanë gjetur dhe sekuestruar substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 17.03.2024.
“Njësitet policore, iu janë përgjigjur rastit ku është raportuar se gjatë një kontrolli që është bërë në hapësirën e qendrës kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provës materiale substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë, e cila pas matjes ka rezultuar të jetë në peshë tetë (8) gramë”, thuhet në raport.
Ndërkaq, lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti në procedurë hetimore. /Telegrafi/