Site icon Telegrafi

Gjendet pa shenja jete një burrë në Gjilan

Foto: Arkiv

Është raportuar se në një rrugë të qytetit të Gjilanit është gjetur pa shenja jete viktima mashkull.

Njësitë përkatëse të policisë kanë dalë në vendngjarje, ndërsa ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Rasti është nën hetim. /Telegrafi/

Exit mobile version