Telegrafi

Gjendet pa shenja jete një 66-vjeçar në Kuçicë të Skenderajt

Foto: Ilustrim

Sot rreth orës 16:30 është gjetur pa shenja jete një person në fshatin Kuçicë të Skenderajt.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për Rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.

Sipas tij, personi në fjalë është i moshës 66-vjeçare dhe nuk dihen shkaqet e vdekjes.

“Sot, rreth orës 13:00, është raportuar se në fshatin Kuçicë të Skenderajt, është gjetur pa shenja jete viktima i moshës 66-vjeçar. Hetuesit policorë me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, ka deklaruar Zahiti.

Forenzika ka dalë në vendin e ngjarjes, derisa trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Telegrafi/