Please enter at least 3 characters.

Gjendet një grua pa shenja jete në Prishtinë, rasti po hetohet

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Një grua është gjetur pa shenja në shtëpinë e saj.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 15:00, në Prishtinë.

Tutje thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Raportohet se në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/