Telegrafi

Gjenden tri granate dore në Fushë Kosovë, FSK bën deminimin e tyre

Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar ka hasur në mjete të dyshuara shpërthyese.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 09:45 në rrugën “Tahir Zemja”, në Fushë Kosovë.

Tutje thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi për deminim i FSK-së ka tërhequr nga vendi i ngjarjes tri mjete të dyshuara, granata dore.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar, ka hasur në mjete të dyshuara shpërthyese. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi për deminim i FSK-së ka tërhequr nga vendi i ngjarjes tri mjete të dyshuara granata dore”, thuhet në raport.

Ndërkaq, sipas raportit lidhur me rastin është njoftuar prokurori. /Telegrafi/