Pa marrë parasysh se sa shumë e doni partnerin tuaj, ka ndoshta disa sjellje apo gjëra që ju bezdisin edhe juve në raport me të
Zilja e lartë e telefonit, bisedat me “gishta në vesh” me njerëzit që takon rrugës, me siguri ka plot situata që ju acarojnë.
Sabrina Romanoff, psikologe klinike në New York, thotë se ekziston një gabim i zakonshëm që shumë çifte e bëjnë kur përpiqen të adresojnë ose “ndreqin” sjelljet acaruese të partnerit.
“Mos kritikoni pa fakte dhe një bazë të fortë argumentesh,” thotë ajo. Për shembull, ajo sugjeron shmangien e kritikave të tilla si: “Ti gjithmonë harron të më tregosh për planet e tua deri në sekondën e fundit”, ose “Është kaq e bezdisshme që vetëm unë laj enë sepse ti nuk i prek me dorë” etj.
Ankesa si këto, jo vetëm që do ta bëjnë partnerin të ndihet i sulmuar, por ata me siguri nuk do të duan më të angazhohen në asnjë gjë që ka lidhje me shtëpinë, mbarëvajtjen e punëve, fëmijët etj.
Pra, në vend që të përqendroheni vetëm në atë që ata po bëjnë gabim, shpjegoni ndikimin që ka te ju një sjellje e caktuar dhe tregoni se çfarë do donit që personi tjetër të bënte në vend të kësaj.
Pra, ju mund të thoni: “Më shqetëson kur nuk më tregon për planet tuaja deri në minutën e fundit. A mund të më japësh herën tjetër një sinjal që edhe unë të mos rri gjithë natën zgjuar duke menduar se ku je?”
Zhvendosja e bisedës drejt një zgjidhjeje ka më shumë gjasa të çojë në një diskutim kuptimplotë dhe më pak zënka dhe debate të zgjatura.
/Telegrafi/