Site icon Telegrafi

Gjatë stërvitjeve ushtarake rrëzohen dy helikopterë Black Hawk të Gardës Kombëtare të Utah – publikohen pamjet

Dy helikopterë të Gardës Kombëtare në Utah, janë rrëzuar të martën në afërsi të një pushimoreje – përkatësisht resortit të njohur ku shumë skiator e vizitojnë.

Fjala është për helikopterët luftarak UH-60 Black Hawk, që i përkasin Gardës Kombëtare të Utah, që u rrëzuan gjatë një stërvitje jo larg pistave të skijimit në Snowbird, transmeton Telegrafi.

Sipas informacioneve zyrtare, në aksident nuk ka të lënduar apo vdekur. E gjithçka ndodhi në afërsi të Minereal Basin në Snowbird – 50 kilometra larg Salt Lake City.

Disa teleferikë të montuar në këtë zonë kanë kapacitetet që të transportojnë mbi 17 mijë skiatorë nëpër pista.

E si pasojë e përplasjes të dy helikopterët janë shkatërruar.

“Pasi që u rrëzua helikopteri i parë, pjesët e helikës janë ndarë dhe goditën helikopterin e dytë”, ka njoftuar Garda Kombëtare. /Telegrafi/

Exit mobile version