Site icon Telegrafi

Gjatë javës së kaluar janë sekuestruar 16 armë zjarri në kryeqytet

156 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 54 urdhëresa për vepra penale dhe të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj, janë realizuar gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës.

Si rrjedhojë, janë sekuestruar 16 armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

Përmes një njoftimi për media, Drejtoria Rajonale e Policisë në kryeqytet, ka bërë të ditur se konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore,  personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.

“Ndërkaq, në po të njëjtën periudhë kohore, në sferën e sigurisë në trafikun rrugor janë shqiptuar 4541 masa administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version