Site icon Telegrafi

Gjatë demonstratave në Suedi, protestuesit varën një lodër në formë të Erdoganit

Turqia ka thirrur sot ambasadorin suedez në Ankara, Staffan Herrstrom, për një bisedë lidhur me demonstratat në Stokholm, ku të pranishëm ishin një numër simbolik i njerëzve.

Në demonstratë, një lodër që dukej si presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan u var nga këmbët përpara bashkisë, tha një burim diplomatik për reuters.

“Ne presim që autorët e incidentit të identifikohen dhe të kryhen proceset e nevojshme ndërsa Suedia të përmbushë premtimet e saja”, tha një burim diplomatik nga Turqia.

Ministria e Jashtme e Suedisë konfirmoi se ambasadori ishte ftuar në ministrinë e jashtme në Ankara, por nuk pranoi të jepte detaje për atë që u diskutua. Herrstrom ishte thirrur më parë në muajin tetor për “përmbajtje fyese” në televizionin publik suedez për Erdoganin.

Skenat e protestave në Stokholm kanë nxjerrë në pah çështjen e sundimit turk në të kaluarën, me Erdogan duke thënë se anëtarët e Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) nuk duhet të lejohen të parakalojnë në Suedi.

Pamjet e shpërndara sot nga mediat proqeveritare turke tregojnë, siç thanë ata, një protestë të anëtarëve të PKK-së, në të cilën ata varën një lodër në formë të Erdoganit para bashkisë së qytetit në Stokholm.

Ministri i Jashtëm suedez, Tobias Billstrom tha se Stokholmi e dënoi incidentin, “qeveria mbron debatin e hapur për zgjedhjet politike, por distancohet fuqishëm nga kërcënimet dhe urrejtja kundër përfaqësuesve politikë. Është e neveritshme të tregosh një president të zgjedhur nga populli të ekzekutuar para bashkisë”.

Kryeministri suedez tha të dielën se Stokholmi është i bindur se Turqia do të miratojë kandidaturën e saj për në NATO, por se nuk do të përmbushë të gjitha kushtet e vendosura nga Ankaraja. /Telegrafi/

Exit mobile version