Site icon Telegrafi

Gjashtë raste të dhunës për 24 orë – Prishtinë, Fushë Kosovë, Istog dhe Rahovec

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës për 24 orë ka raportuar për gjashtë raste të dhunës në familje.

Sipas raportit të policisë, rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Fushë Kosovë, Istog dhe Rahovec.

Prishtinë 09.05.2022 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fushë Kosovë 08.05.2022 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Prishtinë 09.05.2022 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se, pas një konflikti verbal ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktimës dhe të dyshuarit iu është ofruar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fushë Kosovë 09.05.2022 – 13:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Fsh, Banjë, Istog 08.05.2022 – 16:25. Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovarë, nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj viktimës femër kosovare. Pas intervistimit të dyshuarit me vendim të  prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

Rr. Dëshmorët e Demokracisë, Rahovec 09.05.2022-18:30.  Viktima  femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar , në vazhdimësi ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Exit mobile version