Chelsea ka konfirmuar se do të jetë pa gjashtë lojtarë në derbin ndaj Liverpoolit.
Dy skuadrat e nisin sezonin 2023/24 me përballjen mes njëra-tjetrës të dielën e kësaj jave, derisa synojnë ta nisin edicionin me këmbë të mbarë.
“Përditësimi i mëposhtëm i lëndimeve është dhënë përpara ndeshjes së Chelseat në Ligën Premier me Liverpoolin”, thuhet fillimisht në njoftimin e klubit londinez.
“Benoit Badiashile – në fazat e fundit të programit të tij të rehabilitimit”.
“Marcus Bettinelli – vazhdon t’i nënshtrohet programit të tij të rehabilitimit”.
“Armando Broja – në fazat e fundit të programit të tij të rehabilitimit”.
“Trevoh Chalobah – në proces të rindërtimit (të kondicionit) për t’u rikthyer në stërvitjen e ekipit”.
“Wesley Fofana – duke vazhduar me fazat e hershme të rehabilitimit pas operacionit”.
“Christopher Nkunku – duke u rikuperuar mirë pas operacionit dhe duke filluar rehabilitimin”, thuhet në njoftimin e Chelseat. /Telegrafi/
The following injury update has been provided ahead of #CheLiv. ⤵️
— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 11, 2023