Telegrafi

Gjakovë, Policia ia publikoi foton – arrestohet personi që kërkohej për dhunim

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas publikimit të fotografisë së personit në kërkim, falë bashkëpunimit me qytetarë dhe media, është arrestuar personi që po kërkohej për veprën penale dhunim.

Në njoftim thuhet se “Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, me datën 01.12.2022 ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit Florian (Ruzhdi) Fila i lindur me 16.01.2000, banues në rrugën ‘Skënderbeu’ në Gjakovë i cili kërkohej për veprën penale ‘Dhunim’”.

“Sektori Rajonal për Hetime, falë bashkëpunimit me qytetarë dhe media, pas publikimit të fotografisë së personit të kërkuar, ka arritur që të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe të bëjë arrestimin e tij. Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë”, njofton Policia.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, falënderon të gjithë qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin e treguar me Policinë e Kosovës, bashkëpunim ky i cili po ndikon në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. /Telegrafi/