Modelja Gisele Bundchen thuhet se ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë.
TMZ raportoi ardhjen e foshnjës të mërkurën, por nuk specifikoi nëse i porsalinduri ishte djalë apo vajzë apo cila është data e saktë e lindjes së foshnjës.
Ky është fëmija i parë për Bundchen, 44 vjeçare, dhe të dashurin e saj Joaquim Valente, tha Glamour, duke theksuar se ata kanë qenë çift që nga viti 2023.
Vogue, e cila gjithashtu raportoi lajmin e lumtur, tha se Bundchen dhe Valente së fundmi kanë shijuar një pushim relaksues në Kosta Rika.
Bundchen ndan dy fëmijë – djalin Benjamin, 15 vjeç dhe vajzën Vivian, 12 vjeçe – me ish-burrin e saj, ikonën e NFL, Tom Brady.
Tom nga ana tjetër thuhet se ka shijuar një romancë me Irina Shayk dhe se tani ka përfunduar.
Veç kësaj, ylli i famshëm duket se nuk ka pasur lidhje të tjera publike. /Telegrafi/