Site icon Telegrafi

Giorgio Armani pranon ta veshë Melania Trumpin

Shumë stilistë të njohur botërorë kanë refuzuar të veshin Zonjën e Parë, Melania Trump, për shkak të qëndrimeve të bashkëshortit të saj.

Mirëpo, Giorgio Armani është treguar i hapur për një bashkëpunim me gruan e presidentit Donald Trump, transmeton Shqiptarja.

Lexo po ashtu Brenda dhomës së bukurisë së Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Ai është shprehur se nuk do ta kishte problem ta vishte bukuroshen me origjinë sllovene.

“Unë jam një stilist dhe përpiqem t’i vesh femrat e bukura. Melania është një femër e bukur dhe nëse do të ma kërkonte nuk do të ngurroja t’i thosha ‘po’ ”, ka deklaruar Armani.

Exit mobile version