Ajo solli veshur pallto dhe këpucë që janë hiti më i madh i këtij sezoni
Njëra ndër manekinet aktualisht më të famshme Gigi Hadid (27) ka mbajtur një leksion të vërtetë mode për stilizimin e ditëve të vjeshtës.
Për daljen në drekë me aktorin e njohur Leonardo DiCaprio, me të cilin kohëve të fundit është në një lidhje, ajo zgjodhi një kombinim veshjeje fituese të përbërë nga dy pjesë ultra moderne.
Një pallto prej pelushi kamel me rrip është pjesë e pazëvendësueshme e çdo veshjeje vjeshtore dhe mokasina ngjyrë kafe me sholla të trasha janë tendenca kryesore e këpucëve edhe këtë sezon, transmeton Telegrafi.
Palltoja e kashmirit është një krijim i markës së modës “guest in residence” të Gigi Hadid-it dhe me mokasina ngjyrë kafe u përshtatën shumë me xhinse të gjera.
Përndryshe, palltoja kamel i jep çdo kombinimi një prekje elegance dhe sqimë, prej disa vitesh është në krye të skenës së modës dhe përzihet lehtësisht me të gjitha ngjyrat dhe kombinimet e veshjeve.
/Telegrafi/