Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla e cila po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka takuar sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, dhe homologen e saj kanadeze, Melanie Joly.
Gërvalla, në një shkrim në llogarinë e saj në X (ish-Twitter) tha se biseda ishte e shkurtër por substanciale.
Më tej shprehu mirënjohje për SHBA-në dhe Kanadanë, siç tha dy shtete aleate dhe mike të Kosovës.
“Sërish kënaqësi të takoja kolegët e mi të vlerësuar, Melanie Joly (Kanada) dhe Antony Blinken (ShBA)”.
“Si gjithmonë, lidhja e fortë midis Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës u duk në bisedën tonë të shkurtër por substanciale”.
“Mirënjohëse për besimin dhe çiltërsinë! Krenare po ashtu që ta quaj Kanadanë aleate dhe mike”, shkroi Gërvalla./Telegrafi/
A pleasure again to meet my esteemed colleagues ?? Mélanie Joly and ?? Antony Blinken.
As always, the deep bond between ?? and ?? was on display in our brief but substantial exchange. Grateful for the trust and openness! Proud as well to call Canada an ally and a friend. pic.twitter.com/GLlX8IYcpT
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) September 21, 2023