Site icon Telegrafi

Gërvalla dhe Rohde nënshkruan marrëveshje për mirëmbajtjen e varreve të gjermanëve në Kosovë, të rënë në luftë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, kanë nënshkruar marrëveshje lidhur me mirëmbajtjen e varreve të gjermanëve në Kosovë, të rënë në luftëra.

Ambasadori gjerman, përmes një postimi në Twitter, bëri të ditur se mirëmbajtja do të kryhet nga Volksbund, të cilët në emër të Qeverisë gjermane janë të dedikuar të bëjnë regjistrimin dhe ruajtjen e varreve të gjermaneve të vdekur në luftëra jashtë vendit.

“Sot ministrja Donika Gërvalla Schwarz dhe unë nënshkruam  marrëveshje lidhur me varret gjermane të luftës ne Kosovë ku Volksbund do lejohet të sigurojë mirëmbajtjen dhe kujdesin ndaj tyre në mënyrë të denjë dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare. Faleminderit Kosovë për këtë gjest respekti”, ka shkruar ambasadori gjerman.

Republika Federale e Gjermanisë ka të dhëna se një numër i madh i ushtarëve gjermanë kanë rënë në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe se varret e tyre janë në vendin tonë. /Telegrafi/

Exit mobile version