Site icon Telegrafi

Gerta Gixhari vazhdon garën, publiku i thotë ‘Po’ qëndrimit të saj brenda në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4

Pas një televotimi të gjatë dhe të tensionuar gjatë gjithë spektaklit, publiku ka vendosur që Gerta Gixhari të vazhdojë garën në Big Brother VIP Albania.

Gazetarja u skualifikua fillimisht nga gara pas incidentit me Gjestin, ku ajo e spërkati me alkool në fytyrë, duke shkaktuar një situatë të tensionuar në shtëpi. Megjithatë, Vëllai i Madh i dha një mundësi të dytë, duke ia lënë fatin në duart e publikut përmes një televotimi.

Rezultati i votimit ishte në favor të qëndrimit të saj, duke i siguruar asaj një rikthim të papritur dhe emocionues në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Lexo po ashtu Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania

Në momentin e shpalljes së vendimit, Gerta u emocionua, duke falënderuar publikun për mbështetjen dhe për mundësinë që i dhanë për të vijuar rrugëtimin e saj në lojë.

Lexo po ashtu Moment i sikletshëm në BBVA: Teksa Gerta po iu kërkonte familjarëve të Gjestit, regjia dëgjohet duke dhënë instruksione për banorët në shtëpi

Vendimi për rikthimin e saj ka shkaktuar reagime të shumta si brenda shtëpisë ashtu edhe jashtë saj, me disa banorë që e pritën pozitivisht dhe të tjerë që vazhduan të kishin rezerva për sjelljen e saj.

Tani mbetet për t’u parë si do të vijojë rrugëtimi i Gertës dhe si do të ndikojë ky vendim në dinamikën e shtëpisë. /Telegrafi/

Exit mobile version