Site icon Telegrafi

Gerrard u përpoq t’i bindte dy lojtarë të nënshkruajnë për Liverpoolin përmes telefonit – ai u refuzua menjëherë

Steven Gerrard një kohë u përpoq t’i bindte dy lojtarë përmes një mesazhi që të nënshkruanin për Liverpoolin, por kjo kërkesë e tij ishte refuzuar menjëherë.

Gerrard kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij si lojtar i Liverpoolit, përkundër një përpjekje të Chelseat në vitin 2005 për ta transferuar atë.

Ai më pas u bë kapiten i Liverpoolit në vitin 2003 nga trajneri Gerard Houllier dhe e mbajti atë rol për 12 vite.

Si rezultat, Gerrard e udhëhoqi Liverpooli në epoka të ndryshme në ‘Anfield’ dhe më pas e fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2005, para se të kualifikohej sërish në finale dy vite më vonë.

Si një kapiten, ai kishte pasur disa herë rastin që të bindte lojtarët të transferoheshin tek Liverpooli, por jo gjithmonë kishte funksionuar.

“Unë kisha një rol jozyrtar brenda klubit, duke u përpjekur që t’i bindja disa lojtarë të mëdhenj t’i bashkohen Liverpoolit”.

“Në vitin 2013, lojtari i fundit në sytë tanë ishte Willian, mesfushori brazilian. E ndoqa rutinën e zakonshme të cilën e përdornim kur kishim të bëjmë me ndonjë yll”.

“Në vend se ta telefonoja direkt, unë gjithmonë dërgoja një mesazh. Dukej më shumë respektuese dhe e lejonte lojtarin ta lexonte mesazhin në një kohë kur i përshtatej”.

“Sidoqoftë, ai u përgjigj: ‘Nuk jam i sigurt se Liverpooli mund të ma fitojë mua Ligën e Kampionëve”, tha Gerrard.

Lojtari tjetër të cilin Gerrard u përpoq ta transferonte tek Liverpooli ishte edhe Toni Kroos para se ky i fundit të transferohej tek Real Madridi.

“Ne (Gerrard dhe trajneri Brendan Rodgers) e deshëm Toni Kroosin pa masë. E dija se Real Madridi po bëhej gati t’i bënte një ofertë Bayernit, kështu që u ndjeva në siklet kur e kontaktova”, përfundoi ai./Telegrafi/

Exit mobile version