Qeverisja e deritanishme ka strukturat e saj gjithandej, në MPB, afarizëm, gjyqësi, media. Kështu thotë ish-kryeministri, ish-kryetari i OBRM-PDUKM-së, dhe tani kryetar i OBRM-Popullore, Ljubço Geogrievski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai thotë për Deutsche Welle se në një situatë të këtillë, ndryshimet nuk do të jenë të shpejtë, e as të lehtë.
Georgievski, Boshkoski dhe ANgellov janë takuar përsëri për të diskutuar për çështje të zgjedhjeve lokale, por takimi ka patur vëmendjen e mediave, pasi që OBRM-PDUKM-ja është në një situatë sfiduese që ka nevojë për reforma të brendshme.
Por, Georgievski thotë se mbledhja nuk ka asnjë lidhje me situatën e tanishme të OBRM-PDUKM-së. Ai thekson se vlerat dhe idetë e OBRM-së janë në partinë e tij dhe se janë të hapur për bashkëpunime./Telegrafi/