Site icon Telegrafi

Gentli shoes tani edhe në Pejë, interesim i madh qysh në ditën e parë! (Foto)

Brendi i rrjetit të dyqaneve të këpucëve, Gentli Shoes, po vazhdon me zgjerimin.

Rrjeti i njohur i dyqaneve ka hapur nga sot dyqanin e këpucëve në Pejë duke sjellë trendet e fundit nga brendet e njohura botërore.

Në një ambient të bukur, adhuruesit e këpucëve mund të gjejnë brendet e njohura të këpucëve që janë ekskluzive për Gentli shoes.

Kohë më parë Gentli shoes hapi dyqanin e këpucëve edhe në Tiranë në qendrën “Toptani” në katin e tretë.

Zgjerimi i rrjetit të dyqaneve të Gentli shoes pritet të vazhdojë edhe në qytete tjera të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe në mbarë rajonin.

Vlen të përmendet se Gentli Shoes është distributor ekskluziv për rajon i brendeve me renome botërore, Clarks, Vagabond, Ciciban, Steve Madden, Imac, Fly London, Moleca, Vizzano, Kendall + Kylie, etj.

 

Gentli Shoes është brend i këpucëve që filloi veprimtarinë në vitin 1991 dhe ka pesë dyqane në pikat kryesore tregtare të Prishtinës, me synim zgjerimin rajonal, ku dashuria për këpucën vërehet qysh në momentet e para të qëndrimit në këto dyqane. /Telegrafi/

 

Exit mobile version