8 Marsi është Dita Ndërkombëtare e Gruas. Gjatë kësaj dite të veçantë, Gentli Shoes dhuroi 15 palë këpucë për gratë në skamje.
Përmes organizatës “Nëna dhe Fëmijë të Lumtur”, 15 gra do të kenë mundësi të zgjedhin nga produktet e koleksioneve të ndryshme të Gentli Shoes, lider në industrinë e këpucëve në Kosovë, dhe që tashmë operon edhe në Tiranë.
Gentli Shoes vazhdon të tregojë përkushtim ndaj fuqizimit të vajzave dhe grave, gjë që e ka ilustruar edhe kreativisht përmes kampanjës së fundit: “A KI KUNDRA”.
Fjala “kundra” në dialekt përdoret për “këpucë”. Mirëpo në këtë rast, kjo fushatë është realizuar për fuqizimin e femrës në shoqëri.
Kundra përdoret si sinonim i fjalës “kundërshtim”, që i jep fushatës një mbështetje edhe më të fortë.
“A ki kundra?” Pra, a ke diçka kundër vajzave dhe mënyrës se si ato kanë zgjedhur ta jetojnë jetën?