Danny Anderson nga Britania e Madhe, ia ka dërguar një mesazh shefit të tij Craig, ku e njofton se është i sëmurë dhe nuk mund të dalë në punë.
Por, ai nuk e dinte se Craig e kishte mike biondinën me të cilin ai kishte dalë në fotografi për SnapChat, transmeton Telegrafi.
Me të marrë porosinë, ai i ka dërguar imazhin ku e shfaq atë të dehur, së bashku me shoqëruesen.
“Ky nuk jam unë”, ka shkruar ai, në përpjekjen që të shfajësohet, por gjithçka duket se ka qenë vonë. /Telegrafi/