Site icon Telegrafi

Genc Nuza do të ndajë drejtësinë në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian U21

Genc Nuza do ta gjykojë ndeshjen kualifikuese për Evropianin U21.

UEFA i beson përsëri gjyqtarëve nga Kosova për të ndarë drejtësinë në kompeticione të nivelit të lartë.

Ndeshja e grupit H, Slovenia U21 – Qipro U21 do të gjykohet nga gjyqtari i Kosovës, Genc Nuza.

Në këtë ndeshje, që do të zhvillohet në stadiumin “Mestni Stadion Fazanerija” në Murska Sobota, gjyqtari Nuza do të asistojë nga Besnik Morina dhe Arbnor Bullatovci, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Erdall Zasella.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të martën, më 10 shtator, me fillim në orën 18:00. /Telegrafi/

Exit mobile version