Site icon Telegrafi

Genc Nuza ndan drejtësinë në ndeshjet kualifikuese për Evropianin U-19

(Foto: ffk-kosova.com)

Gjyqtarët kosovarë vazhdojnë të tregohen të suksesshëm në garat evropiane.

Pasi javën e kaluar ishin të deleguar në ndeshjen e Ligës së Konferencës, Gent – Shamrock Rovers, Genc Nuza si gjyqtar kryesor dhe Granit Hyseni, si gjyqtar anësor, do ta ndajnë drejtësinë në turneun kualifikues për Euro 2023 për përfaqësueset e grupmoshave nën 19 vjet, që zhvillohet në Rumani.

Në këtë turne, krahas Rumanisë marrin pjesë edhe Austria, Letonia dhe Lituania.

UEFA e ka vlerësuar gjyqtarin Nuza, duke ia besuar ndeshjen kryesore të grupit, atë ndërmjet Rumanisë dhe Austrisë, që zhvillohet më 27 shtator.

Ndërkaq, paraprakisht ai do ta gjykojë edhe ndeshjen ndërmjet Austrisë dhe Lituanisë, që zhvillohet më 21 shtator.

Exit mobile version