Anëtari i kryesisë së LDK-së, Bajram Gecaj, ka thënë se Qeveria Haradinaj është më e dobëta që e ka pasur Kosova nga pas lufta.
“Kjo qeveri udhëhiqet nga partia e katërt ose pestë. Tash është PSD ajo që e shantazhon pas Listës Serbe. Shpend Ahmeti tha se nuk e rrëzojmë këtë qeveri me votat e Listës Serbe, është deklaratë jologjike. Qeveria Mustafa kur është rrëzuar për atë mocion ka votuar edhe Lista serbe. Qeveria Haradinaj është formuar me Listën Serbe dhe nuk do të mund të formohej pa të. Edhe qeveria e ardhshme do të formohet me Listën Serbe”.
“PSD nuk është e gatshme për zgjedhje dhe ka hyrë në pazare me Qeverinë Haradinaj, posaçërisht në nivelin komunal, ku thuhet se më shumë i shkon fjala AAK-së dhe Shpend Ahmetit. Kjo qeveri është formuar nga sekserë dhe është shantazhuar nga fillimi”, ka thënë Gecaj, njofton Klan Kosova.
Gecaj ka replikuar me deputetin e AAK-së, Shkumbin Demaliaj, rreth krijimit të Qeverisë në vitin 2005 në mes të LDK-së dhe AAK-së, ku dhe ka dhënë arsyet që sipas tij është arritur kjo marrëveshje.
“Kanë qenë rrethana krejtësisht të tjera të koalicionit me Rugovën. Problemi i sigurisë në Kosovën e pasluftës, kanë qenë elemente të korruptuara të dala nga UÇK dhe Ibrahim Rugova për herë të parë e ka ndarë krahun e luftës. E ka nda antagonizmin mes krahut të luftës dhe krahut paqësor. Koalicioni nuk është bërë se Rugova e ka dashtë shumë AAK-në”.
“Qeveria LDK-PDK-AAK është themeluar për çështje të sigurisë. Iu është thënë nga miqtë ndërkombëtar se nëse e bën qeverinë vet këta ta kallin flakë – krahu i mbrapsht i luftës. Ka pas probleme serioze të sigurisë, mbi 100 aktivistë të LDK-së ose janë vrarë ose janë dashur që të vriten”.
Ai ka deklaruar se Qeveria Haradinaj ka ardhur në pushtet me premtime që mëdha që sipas tij asnjë nuk është realizuar.