Site icon Telegrafi

Gazetarët ushtarakë rusë dyshohen për vrasjen e ushtarit të plagosur azer i kapur si rob lufte

Gazetari ushtarak rus, Alexander Kharchenko dhe një tjetër gazetar rus, i panjohur për momentin, akuzohen se kishin marrë pjesë në maltretimin e ushtarit të plagosur azerbajxhanas, i cili ishte kapur rob lufte nga ushtarët armenë.

Që nga 10 nëntori, kur u nënshkrua e ashtuquajtura “Marrëveshje për ndalimin e luftimeve”, nuk ka asnjë lajm për fatin e ushtarit të plagosur azer, nëse është i gjallë apo është vrarë.

Në pjesën e parë të videos të maltretimit të ushtarit azer, shihet se ushtari i plagosur e ka një plagë në këmbë dhe nuk ka plagë dhe lëndime tjera në trup. Më pas në video shihet që ushtari azer, ka gjurmë të maltretimit në fytyrë dhe ne një moment është edhe i pandjenja.

https://www.youtube.com/watch?v=MCyFZPl08mE

Më pas ushtarin e plagosur azerbajxhanas e fusin në një automjet, ku ishin prezentë edhe gazetarët rusë. Edhe gjatë transportit vazhdon maltretimi i ushtari azer dhe atë nën prezencën e gazetarëve rusë, të cilët pavarësisht maltretimeve vazhdojnë xhirimin.

Pas shfaqjes së videos në rrjetet sociale, filluan sulmet në llogari të gazetarëve rusë, për përfshirje në maltretimin e ushtarit të plagosur azerbajxhanas, si dhe për mos raportim të rastit i cili është shkelje e Konventës Ndërkombëtare për Trajtimin e Robërve të Luftës, të vitit 1929. /RTK/

Exit mobile version