Site icon Telegrafi

Gattuso publikon listën për ndeshjen ndaj Napolit, të ftuar edhe transferimet e verës

Foto: AC Milan/Twitter

Mattia Caldara, Tiemoue Bakayoko, Diego Laxalt dhe Gonzalo Higuain janë të gjithë të ftuar në skuadrën e Milanit për t’u përballur me Napolin të shtunën.

Milani është mysafirë i Napolit në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Serie A, por që për Rossonerët është e para pasi nuk luajtën me Genoan shkaku i tragjedisë me shembjen e urës.

Lexo po ashtu Sacchi: Milani mund ta fitojë Scudetton

Trajneri Gattuso ka përzgjedhur lojtarët e ftuar për këtë ndeshje, ku katër transferimet e reja i bashkohen shokëve të ri, Alen Halilovic dhe Andrea Bertolacci që kthehet në skuadrën e Milanit.

Gennaro Gattuso (Foto: AC Milan/Twitter)

Megjithatë, Andrea Conti mbetet ende jashtë, ashtu sikurse Ivan Strinic që është jashtë pas problemeve të zemrës dhe Hakan Calhanoglu që është i pezulluar.

Lexo po ashtu Strinic duhet të pushojë 3-4 muaj shkaku i problemeve me zemër

Skuadra e Milanit:

Portier: A.Donnarumma, G.Donnarumma, Reina;

Mbrojtës: Abate, Calabria, Caldara, Laxalt, Musacchio, Musacchio, Rodriguez, Romagnoli, Simic;

Mesfushorë: Bakayoko, Bertolacci, Biglia, Bonaventura, Kessie, Mauri,

Sulmues: Borini, Castillejo, Cutrone, Halilovic, Higuain

/Telegrafi/

Exit mobile version