Trajneri i Hajduk Splitit, Gennaro Gattuso, ka marrë një vendim të çuditshëm pas një situate të ndodhur me futbollistin kosovar, Leon Dajaku.
Sipas raportimeve nga media kroate “Index.hr”, 23-vjeçari shfaqi mllefin e tij pasi u zëvendësua në ndeshjen ndaj Slaven Belupo, duke hedhur një shishe në bankën rezervë.
Për të adresuar këtë sjellje, Gattuso e ka urdhëruar Dajakun që të organizojë një darkë për të gjithë bashkëlojtarët dhe stafin, si një mënyrë për të zbutur gabimin e tij.
Trajneri, i njohur për veprimet e tij të diskutueshme, shpjegoi se reagimi i Dajakut nuk ishte një shenjë pakënaqësie ndaj tij, por një shprehje e nervozizmit për paraqitjen e tij në fushë.
Dajaku ka bërë kërkim-faljen e tij, por do të përballet me këtë “dënim” të veçantë, duke treguar se Gattuso dëshiron të ruajë disiplinën në ekip. /Telegrafi/