Telegrafi

Gati shpërtheu një përleshje masive: Një adoleshent vendosi “të marrë masa” kundër çiftit që po putheshin në një plazh të SHBA-së

Kaosi pasoi në një plazh në SHBA pasi një adoleshent hodhi ujë mbi një çift që ishin “të zënë në një shfaqje shumë dashurore”.

Një video e incidentit u bë virale të hënën dhe tregon çiftin duke u puthur me pasion në rërë përballë plazhistëve të tjerë të cilët ishin dukshëm të mërzitur, përcjell Telegrafi.

Kështu, një djalosh vendosi të hidhte ujë mbi çiftin në një përpjekje për t’i bërë ata të ndalonin.

Por ai filloi të puthte sërish partneren e tij përpara se një person tjetër t’ia hidhte shishen e zbrazët dhe gati sa nuk shpërtheu në një përleshje masive. /Telegrafi/