Site icon Telegrafi

Gashi: Në këtë muaj rozë, kujtojmë rëndësinë e kujdesit të vazhdueshëm ndaj shëndetit tonë

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi ka ftuar të gjitha gratë që të kujdesen për shëndetin e tyre, dhe të rrisin vetëdijen për diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Gashi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se shëndeti është përgjegjësi e përbashkët, transmeton Telegrafi.

“Në këtë muaj rozë, kujtojmë rëndësinë e kujdesit të vazhdueshëm ndaj shëndetit tonë. Me këtë video, së bashku me bashkëpunëtorët, synojmë të rrisim vetëdijen për diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit. Kontrolli i rregullt dhe kujdesi ndaj vetes mund të shpëtojnë jetë.Ftoj të gjitha gratë të bëjnë një hap të rëndësishëm drejt parandalimit”, shkruan ai.

Gashi shton tutje se “bashkë për një shoqëri më të shëndetshme dhe më të fortë”./Telegrafi/

Exit mobile version