Site icon Telegrafi

Gashi: Kosova është në konfikt të vazhdueshëm pasiv me Serbinë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se Serbia dhe Kosova janë në konflikt pasiv tash e shumë vjet.

“Konflikt aktiv për momentin në këto 17 vjetët e fundit nuk ka mundësi të ketë. Konflik pasiv ka tash e 17 vjet mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Gashi në Info Magazine të Klan Kosovës, duke shtuar se  Serbia ka ringjallur konfliktet me Kosovën, si pasojë e zhvillimeve në botë.

“Zgjedhjet që janë arritur deri tashti nuk kanë dhënë rezultate të dëshirueshme. Kemi një vit, pa marrëveshje, pa bisedime, pa rezultate – dhe për këtë arsye ka reaguar Serbië në këtë kohë. Serbia duke parë edhe shumë zhvillme në bote, ka nisur të ngjallë konfliktet e vjetra, për të arritur qëllime të reja. Këtë nuk po e bëjnë vetëm me Kosovën”, tha ai.

Gashi poashtu ka folur edhe për pozitën dhe opozitën.

“Opozita derisa e ka vetëm një objektiv, mbrojtjen e Kosovës dhe interesat e tyre për pushtet, pozita duhet të ruaj edhe objektivat e saja në raportet ndërkombetare sepse kjo është puna e tyre dhe shumë çështje të tjera”.

Sipas Gashit, krijimi i unitetit mes pozitës dhe opozitës për vazhdimin e bisedimeve është temë e rendëishme.

“Kjo qeverisje, kjo shumicë paralametare duhet të marrë përgjegjësi dhe duhet ta bindë opozitën për këtë, qoftë duke i bërë pjesëmarrës ose duke qenë transparent me procesin”, tha ai. /Klan Kosova/

Exit mobile version