Orville Rogers ka qenë më i ngadaltë në fillim, por e ka arritur cakun para Dixon Hemphill në garën që është zhvilluar në New Mexico.
Burri 99-vjeçar ka qenë prapa rivalit shtatë vjet më të ri, mirëpo në fund e ka kaluar dhe është shpallur fitues, transmeton Telegrafi.
Në videon e postuar më poshtë, shihen të moshuarit që përkundër viteve që kanë, ia dalin të vrapojnë mjaft shpejt.
Shtegun për 60 metra, piloti veteran i Luftës së Dytë Botërore e ka kaluar për dhjetë sekonda.
“E kam më pak se gjysmën e moshës së tij, por lëvizjet e mija janë shumë më të ngathëta”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/
https://youtu.be/CGWRx3I2OCM