Site icon Telegrafi

Gara të shpejtësisë mes Ferrari dhe Bugatti, dënohen me nga 400 euro shoferët

Policia ka parandaluar disa gara të shpejtësisë në autostradë.

Siç njofton policia, garat ishin duke u zhvilluar pas mesnate në autoudhën Bibaj – Babush, transmeton Telegrafi.

Ndaj tre shoferëve u shqiptua gjoba prej 400 euro, si dhe nga 10 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik si dhe janë larguar nga trafiku.

“Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostrada” ka identifikuar shoferët duke bërë gara ilegale të shpejtësisë, të njëjtit janë gjobitur me nga 400 € dhe nga 10 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik si dhe janë larguar nga trafiku”, thuhet në njoftim.

Në fotografitë e publikuara nga Policia shihet se garat ishin duke u zhvilluar mes disa veturave, në mesin e tyre edhe një veturë Bugatti dhe Ferrari./Telegrafi/

Exit mobile version