Site icon Telegrafi

Gara e pazakontë: Ford Focus RS ndjek një Porsche Cayman GT4 (Video)

Porsche Cayman GT4 është një makinë e mrekullueshme, me një motor të rrafshët 6V, që shpenzon 3.8 litra për njësi, ndërsa ka 385-kuaj fuqi.

Me një çmim prej afro 80 mijë eurosh, klientët e kanë vështirë të blejnë këtë super-veturë, andaj e zgjedhin një Ford Focus që kushton më pak se gjysma e këtij çmimi.

Ky i fundit ka motor me katër cilindra, shpenzon 2.3 litra për njësi, ndërsa ka 350-kuaj fuqi, transmeton Telegrafi.

Nëse llogaritet pesha e konstruktit që arrin deri në 200 kilogram, mund të thuhet se Fordi me Porsche janë të pakrahasueshme sa i përket garës së shpejtësisë. Mirëpo, statistikat janë vetëm numra, ndërsa realiteti është në terren.

E, këtë e ka provuar një shofer i Fordit, duke u sfiduar me një makinë të shpejtë.

Shikoni në videon e plasuar, ndjekjen e pazakontë që është zhvilluar në një pistë të Belgjikës. /Telegrafi/

Exit mobile version